Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi i shtatzenise

Pershendetje doktoreshe. Un ka 9 muaj qe tentoj per shtatzani dhe pa rezultat. Edhe pas perdorimit te Clomid pa rezultat. Ne fakt tek un nuk eshte vertetuar qe nuk ka ovulacion por mi dhan kot ato hapa. Un cdo muaj kam sekrecione qe zgjaten dhe ciklin e kam shum te rregullt. Ne diten e 13 te ciklit pata vetem nje here sekrecione te lehta roze. A mund te ket ndodh ovulimi? Dhe burri ka dal me probleme ne levizshmerine e spermatozideve. A duhet te kurohet burri apo dhe un duhet te filloj me analizat dhe cfar analizash duhet te bej. Te falenderoj perzemersisht.

Mira Elda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Klomid jepet për të ndihmuar në maturimin e folikulit (pjekurinë e vezës). Kjo tregon se mjekja duhet të ketë bërë vlerësim ekografik të folikulit në ditët e ovulacionit. Meqënëse cikli yt menstrual është i rregullt, si fillim mund të presupozohet se çdo gjë tek ty është normale. Dhe meqënëse bashkëshorti ka problem me spermogramën, ai duhet të kontaktoj një mjek androlog për të marrë trajtimin e nevojshëm deri në stabilizim të normave të spermogramës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti