Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e mitres

Pershendetje doktoreshe!!Jam ne javen e 30+5, para nje jave isha ne kontrolle, çdo gje ishte ne rregull, vetem se mjeku me tha te rekomandoj te mos kryesh marredhenie seksuale, per shkak se te eshte shkurtuar qafa e mitres. Pyetja ime eshte se a ka mundesi te shkurtohet qafa e mitres pa u ndjere,, dmth te mos kesh as dhimbje shpine, as fundit te barkut, une ndihem per mrekulli! Ketu po lexoj se duhet patjeter regjim shtrati dhe terapi, por mua mjeku nuk me dha asnje terapi, dhe as nuk me rekomandoi regjimin!!

Dafina A A (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina

Vlerësimi i gjatësisë të qafës së mitrës, bëhet me ekzaminin ekografik. Nëse kjo gjatësi rezulton nën 25mm, atëherë mjeku rekomandon trajtim. Te ty mund të ketë filluar proçesi i shkurtimit të qafës së mitrës dhe mjeku ka vendosur të bëjë vetëm një ndjekje të kujdesëshme dhe një rivlerësim të ri pas dy javësh. Nëse ky ndryshim vjen duke u theksuar, atëherë ai mund të rekomandojë trajtim dhe rregjim .

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti