Stresi gjate shtatzenise
Resmije Haliti
(12 vite më parë)
Përshëndetje Resmije
Stresi gjatë shtatzënisë është i dëmshëm. Fëmija e përjeton gjendjen e nënës. Prandaj rekomandohet që gruaja shtatzënë të qëndrojë sa më qetë dhe larg streseve. Bën mirë të merresh me bebin tënd, duke i kënduar këngë të bukura dhe duke e përkëdhelur mbi bark. Ta dish që ai të dëgjon dhe do ta ndjejë vetën më të sigurtë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar.jam shtatzene ne javen e 24 gjithcka deri tash me ka shkuar mire, por ne kohe te fundit ndjehem shume e stresuar, shume nervoz me pengon gjithcka, kam problem me gjumin nuk mund te flej e qete kam shume siklet naten, kjo eshte shtatzania ime e dyte keto situata nuk i kam pas ne shtatzanin e pare, ju lutem me ndihmoni, cfar te bej, a mundem te perdor ndonje lloj qetesuesi. gjitha te mirat