Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trajtimi me hekur

Dok. Mimoza jam ne javen e 26 te shtatezanise analizat e gjakut me dolen me keto parametra rbc 3.74 10>6/mm3, hgb 9.3 g/dl, mcv 98 ym3, mch 25 pg, mchc 28.1 g/dl, lym, 15.0%, mon 1.9%, gra 83.2%. Gjinekologia me dha trajtim ferro tre 2x1 ne dite pervec tyre une po pi dhe vitaminat multicentirum materna qe kane ne perberjen e tyre dhe fe 30 mg. Dmth doza ditore eshte 110 mg hekur nga te tre suplementet.Keto dite jam ndjere me mire por kam merak mos eshte sasi e madhe hekuri? A e demton femijen kaq hekur? Pas sa kohesh duhet te perserisis analizen e gjakut per te pare ne kam permiresim? Ju falenderoj paraprakisht

Vjollca Muco (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Analizat tregojnë për një anemi të lehtë. Për të vlerësuar sasinë e marrjes së hekurit si suplement apo si trajtim, të rekomandoj të bësh analizën e ferritinemisë. Rezultatet tregoja mjekes dhe ajo do të përcaktoj sasinë e marrjes së hekurrit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti