Sekrecione te kafta
Zana Hajdari
(12 vite më parë)
Përshëndetje Zana
Mjeku që të ndjek e njeh mirë gjëndjen tënde. Të rekomandoj që kontraceptivin të mos e ndërpresësh dhe menjëherë sapo të mbarosh paketën që ke nisur, të drejtohesh për të bërë ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin. Pas këtij ekzaminimi mjeku do të japë rekomandimet e nevojshme. Nëse hemorragjia vjen duke u shtuar, përsëri mos e ndërprit trajtimin, por drejtohu për konsultë tek mjeku.
Të uroj gjithë të mirat.
E nderuar Data 3 mars ka qen data e fundit e periodave te mija me daten 10 prill kam qen ne kontroll tek gjinekologu dhe ka rezultuar me nje shtatzani e cila nuk pati mundesii qe te zhvillohet dhe pata abort spontan. Pas kesaj shkova prapper kontroll pasi qe kisha filluar te kisha nje gjakderdhje te lehte. Mjeku me rekomandoi ca pika per 3 dit rresht nga 15 pika ne dite. Kjo me ndihmoi disi per gjakderdhje po pas 3 diteve prap fillova te kem sekrecione te kafta. Shkova perseri ne kontroll dhe me rekomandoi dica kontraceptiv dhe disa supozitor vaginal itamelagin por as ato nuk kan ndonje rezultat pasi qe tani kam filluar qe te kem edhe disa droqka te gjakut perveq sekrecioneve te kafta. Mjeku me ka thene qe te pres te kryej ket pakon e supozitoreve dhe te kontraceptiveve dhe te pres ciklin. pO un tani qe 2 muaj nuk kam cikel qfar te beje. Gjithashtu gjinjet qe nga momenti i abortit jan zmadhuar dhe me jan bere shum te ndjeshem ne prekje. Me respekt Zana Hajdari