javë pas jave
Përshëndetje Suzana
Klomid është preparat që stimulon maturimin e folikulit. Përdorimi i tij fillohet me një tabletënga dita e dytë e cilit për 6-të ditë rrjesht. Në ditën e 14 të ciklit bëhet ekografia për të vlerësuar maturimin e folikulit. Kjo terapi vazhdon çdo muaj duke shtuar nga një tabletë në çdo cikël menstrual, deri sa të konstatohet ekografikisht maturimi i folikulit. Trajtimi ka kohëzgjatje nga 6-të muaj deri në një vit. Nëse shtatzënia nuk ndodh, atëherë vlerësohen edhe shkaqe të tjera të cilat influencojnë në infertilitet si infeksione e mundëshme si tek mashulli ashtu edhe tek femra, kalueshmëria tubare, spermograma etj. Nëse këta faktorë janë brënda parametrave të normës, atëherë mjeku që të ndjek mund të rekomandoj trajtim me stimulues të tjerë të ovulacionit si fostimon.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje Doktoreshe, jam 29 vjeqare qe dy vite e martuar dhe po tentoj te mbetem shtatezeze por kot...Jam duke u mjekuar per cregullim menstrual me Duphaston, e gjithashtu qe tri here mjeku im me ka udhezuar te mjekohem me Clomifen, mirepo edhe pse per 8 dite kam marre 2x2 tableta prap nuk kam pasur sukses ne vezore. Ju lutem qfare me rekomandoni ju, a ka ndonje bar tjeter per kete problem pasi po pres me padurim qe te mbetem shtatezeze. Ju faleminderit, Suzana