Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalcifikim i placentes

Pershendetje doktoresh Mimoza un jam ne javen 37 te shtatzanis dhe ka filluar te kalcifikohet placenta cdo te thot qe un mund te lind me shpejt . Dhe nk e kam vendosur akoma si do te lind vet apo me operacjon . Kam shum frik nga lindja vet me duket sikur sdo mundem .

Anxhela Anxhi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anxhela

Kalcifikimet placentare tregojnë se ka filluar të kompromentohet sasia e gjakut që kalon nga placenta tek fetusi. Pra kërkohet ndjekje mjaft e kujdesëshme dhe vlerësim fluksimetrik si dhe CTG. Kur mjeku do ta shohë të arsyeshme do të fillojë induktimin e lindjes. Kjo do të thotë që nëse të gjitha kushtet për lindje natyrale janë brënda parametrave të normës, mund të lindësh me rrugë natyrale. Nëse kushtet nuk plotësohen, mjeku do të propozojë që rruga e lindjes të jetë operacioni cesarian.

Të uroj lindje të mbarë.

Anxhela Anxhi (12 vite më parë)
Flm doktoresh

/komuniteti