Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkurtimi i qafes se mitres

Doktoreshe pershendetje!ju kerkoj ndjese per shqetesimin po doja tu pyesja per dicka.jam ne javen e 22te shtatezanise dhe doktoresha me ka dhene nje mjekim sepse me ka filluar te shkurtohet qafa e mitres.mjekimi eshte:magnezium b6,macmiror complex dhe vazosuprin.a jane keto mjekime qe nuk i bejne dem bebit?me teper e kam per macmiror,a lejohet ne shtatezani?a i bejne dem bebit?jam sh e shqetesuar.ju falenderoj paraprakisht

Eva Evi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Rekomandimet e preparative që të janë dhënë për trajtim mund t’i përdorësh, por, të këshilloj që ovulat e makmirorit të mos i përdorësh, por në vënd të tyre të përdorësh 6-të ovula ovocan që merren vaginal dhe që janë të bashkëngjitura me 6-të kapsula të cilat meren një nga goja.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti