Java e 9 me komplikime!
Gentiana Genta
(12 vite më parë)
Përshëndetje Gentiana
Mjeku që ka bërë ekzaminimin me sondë vaginale besoj që ka aritur në një konkluzion të cilin duhet ta konfirmojë saktësisht me një ekzaminim tjetër pas një jave. Prandaj mirë do të ishte të ndjekësh këshillat e tij. nëse e shikon të arsyeshme, mund edhe ta konfirmosh ecurinë e shtatzënisë tek një mjek tjetër.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje jam ne javen e 9 isha ne kontroll per tia degjuar te rrahurat e zemres dhe kur shkova papritur me dul qe fetusi nuk ishte zhvilluar... Me kontrolloj me eho dhe me nje aparat tjeter qe futet ne vagin dhe doli ashtu si tha. Me th te shkoj pas 1 jave prap ne kontroll po un jam shum e shqetesuar dhe deshta ta marr edhe nje mendim nga ju qa te bej a te pres apo te shkoj edhe te naj mjek tjeter... Shpresoj te ma ktheni pergjigjen sa me shpejt Faleminderit per mirkuptim.