Veshtiresi per te dale jashte
Dea Shehu
(12 vite më parë)
Përshëndetje Besiana,
Rritja e nivelit të progesteronit, i cili është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve, gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzënisë. Me avancimin e shtatzënisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzënisë, si për shëmbull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë.
Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla.
Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam ne javen e 19 te shtatezanise. Ndonjehere kam mostretje te ushqimit, dhe si rrjedhoje bllokim per te dal jashte. kjo me jep ndonje dhimbje te zorreve. A eshte normale kjo? Dhe cfare duhet te beje?