Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te vjellat ne shtatzeni

Doktoresh jon me javen e 9te shtatzanis po po kom shum t vjellla qka po ha mejher pe villi a bon mem tregu qak me hanger un ose me perdor qe mos me pas te vjella

Malsor Melisa Masar (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Malsor

Shumë gra kanë të vjella në fillim të shtatzënisë. Për një situatë më të moderuar, largimi nga dieta ushqimore e pikanteve, me shumë yndyrë apo të tharta është i rëndësishëm. Gjithashtu shmangu konsumit të ëmbëlsirave dhe ha nga pak dhe shpesh. Përpara gjumit konsumo diçka të vogël. Në mëngjes para se të ngrihesh nga krevati konsumo një copë bukë të thekur ose një biskotë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti