Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për menstruacionet

E nderuar doktoreshe, se pari me lejoni tju pergezoj per menyren e te komunikuarit qe keni dhe mundesite qe na keni dhene per te te pyetur ne lidhje me problemet tona si femra. Problemi im qendron se mbrenda ketij viti menstruacionet me kane ardhur 2 here brenda muajit dmth 3 muaj te ketij viti. Do te doja te dija cilat jane shkaqet apo arsyet dhe ka ndonje problem? Une jam 25 vjece dhe kam nje vajze 3 vjece. Faleminderit dhe mirupafshim.

Irena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Irena

Çrregullimet menstruale lidhen me ndryshimet hormonale. Të këshilloj për të kryer ekzaminimet e nivele hormonale dhe për të marrë trajtimin e domosdoshëm. Me përdorimin e tyre, cikli menstrual do të rregullohet.

Shpresoj të kem qënë e dobishme në këshillën time.

/komuniteti