Per nje shtatzeni te re
Romela Bare
(12 vite më parë)
Përshëndetje Romela
Mirë do ishte që të gjendjen një shkak për abortin e ndodhur. Ato janë të shumëllojta, por më kryesore mund të jetë ajo e kardiolipinave. Me këtë analizë vlerësohet që një nga shkakqet e mundshme të abortit si bllokimi i vazave të vogla të gjakut që çojnë gjak nga nëna tek placenta. Mjaf të rëndësishme janë edhe analizët për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni të mundshëm,që mund të ketë qënë shkak për abort dhe mundet të trajtohet përpara se të tentosh për shtatzëni.
Të këshilloj të qëndrosh së paku 6-të muaj pa tentuar për shtatzëni dhe sapo të mbetesh shtatzënë të rekomandoj të marrësh aspirin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh. Kam nevoj per nje keshill nga ju. Para nje muaji pata nje abort spontan ne javen e 6 te shtatzanis.meqe nje pjese e fetusit kishte ngelur brenda mu desh te pastrohesha. po mendoj per nje shtatzani te dyte,po kam frike mos me perseritet prap, te lutem doktoresh cfare me keshillon te bej, une jam 36 vjece, femije nuk kam,sa per te ren shtatzan mendoj se nuk eshte problem pasi qe rash qe ne muajin e pare qe provuam.une jetoj jashte dhe ketu mjeket asgje nuk te thone. Po nuk abortove nja tre here atehere duhet te bejn analizat per te gjetur shkakun.po une nuk dua te rrezikoj prap.prandaj kerkoj mendimin tuaj. Jam duke marr acid folik. Tj cfare mund te bej. Te lutem doktoresh se pa gjetur shkakun e abortit te pare kam frik te filloj prap. Po si mund ta gjej shkakun kur mjeket as qe duan tja dine. Nuk e di cfare mund te bej? Te jam mirenjohese nese me jep ndonje keshill.