Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare tregon dopleri?

Persh dr e nderuar..para disa ditesh isha ne kontroll te dr im dhe me tha qe pas 1jave duhet te bej doplerin qe i bie te jem ate dite ne javen e 28..perse behet kjo eko?sipas dr me tha do shikojm shtypjen e gjakut ne koken e bebit..u bera pak merak sepse bebi ime ka dhe pozicionin e kokes te kthyer nga kanali i lindjes..ka pozicion horizontal poshte kerthizes..a ka ndonje rrezik per lindje parakohe mqs dhe qafa e mitres eshte 1cm e shkurtuar..me falni qe e zgjata pak por besoj se na mirekuptoni..gjithe te mirat

Eni Eni (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eniada

Ekzaminimi ekografik Doppler rekomandohet të bëhet rreth javës së 28 për të vlerësuar jo vetëm sasinë e gjakut që shkon në trurin e bebit nëpërmjet arterieve cerebrale, por edhe sasinë e gjakut që shkon te bebi nëpërmjet arterieve umbelikale. Ky vlerësim nuk ka lidhje me pozicionin e fetusit. Nëse qafa e mitrës është e shkurtuar tregon që je para rrezikut për lindje para kohe, për të cilën mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë duhet të rekomandojë trajtim dhe të japë këshillat e nevojshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti