Koha e lindjes
Esra
(15 vite më parë)
Përshëndetje Esra
Shenjat që tregon, janë paralajmërim se lindja po afron. Fillimi i aktivitetit të lindjes ndodh me rënien e tapës mykoide, me plasjen e membranave dhe fillimin e kontraksioneve të cilat fillojnë të lehta dhe forcohen kohë pas kohe. Në momentin që ndodh një këto tre shenja, duhet të drejtohet për në shtëpinë e lindjes.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm në termin e parashikuar.
Pershendetje. Me daten 11 nentor e kam terminin e lindjes, kur kam qene ne javen e kaluar te mjeku me ka thene qe jam hapur 1 gisht dhe me ka thene vetem te pres, tani nganjehere po kam dhimbje te shpines dhe ne fund te barkut kam disi rendese, menzi zgjohem nga krevati, urinoj shpesh e nga pak por shume shpesh shkoj ne tualet, a jane keto shenja te aferta te lindjes? Harrova te cek se dhe bebi im po leviz shume. Ju flm e pres me padurim pergjigjjen tuaj.