Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione te kafta

Pershendetje doktoreshe ! Ka muaj qe kam vetem sekrecione te kafta ! Perjashtuar vetem prillin ! Pothuaj 6 muaj e kam kete gjendje ! Qe kur kam nisur ne kerkim te nje shtatzanie e kam kete gjendje ! Nga dy here ne muaj i kam pase kete gjendje ! Pres pergjigjjen tende ! Gjithe te mirat !

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gerta

Kjo që përshkruan nuk është normale. Prandaj të këshilloj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e shëndetit tënd riprodhues. Meqë kërkon shtatzëni, mjeku do të bëjë edhe këshillim parakoncepsional që do të thotë se do të bëj vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime për të vlerësuar aftësinë dhe mundësinë e fillimit të shtatzënisë. Mos neglizho se ndonjëherë problemet e vogla shëndetsore dhe sidomos ato të shëndetit riprodhues të pa trajtuara, bëhet problem të mëdha.

Gjithë të mirat.

/komuniteti