Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth problemeve me shëndet në shtatzëni

Jam ne shtatzenine e dyte ne muaj te 5te, ndersa femija i pare i ka tani 20 muaj, ne shtatzenine e pare kam pas problem me hipertension qe nga muaji i katert, kam qene vazhdimisht me terapi dhe prape me eshte ngritur mbi 200 ka ndodh nganjehere, kam pas edhe nje lloj alergjie ne pjesen e barkut dhe te gjinjeve, e cila deri kam marre terapine e duhur nuk me eshte larguar, ne filllim si pika te vogla te kuqe cilat u shendrruan ne puqrra dhe pastaj si plage qe rriteshin vazhdimisht, gjithashtu edhe nje vene me ka dale poshte afer organit gjenital dhe e cila eshte zgjeruar dhe fryre, ne muajin e fundit kam qendruar ne spital dhe si rast urgjent me kane operuar ne menyre cezariane, pastaj nuk e di a ka ndikuar tensioni qe femija ka pasur kukat e nxjerrura + refluks ne kanalet e urines, pastaj ka fituar edhe escheria coli e cila ende nuk i eshte larguar edhe pas intervenimit kirurgjik, dhe pas shume antibiotikeve te ndryshem, 1 vit pa ndale ka perdore antibiotik, tani ne kete shtatzeni me ka ndodh qe dy here te me ngritet tensioni por kur eci me shume dhe pak me shpejte me nxehet koka dhe me ushton, me mbushen syte me lot, dhe lodhem shume. Tani pyetjet e mia jane keto: A ka mundesi qe keto probleme me shendetin te jene pasoje e ndonje semundje qe une e kam dhe nuk e di apo ashtu vetem per shkak te shtatzenise? Problemet shendetsore qe ka patur femija a jane pasoje e hipertensionit tim apo ashtu vet anomali te lindjes? A ka mundesi qe te lindi normal tani, sepse doktoresha me ka thene se nuk ka mundesi me lind normal kur ka kalu kaq kohe e shkurte nga lindja e kaluar, dhe se me rrezikohet jeta nese tentoj te lindi normal? A duhet te kem me shume aktivitet per shkak te tensionit sepse sipas meje nuk po me ben mire, gjithashtu edhe per venen a eshte me mire te mos eci shume? Dhe deri ne sa kg kam drejte te bart sepse une shpesh e barti vajzen e cila peshon 13 e me shume? Ju faleminderit se ju lodha, por jane gjera te cilat me preokupojne shume dhe kisha dashte nga ju pergjigje sepse ju vleresoj shume per diturine qe keni.

Dinaa111 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dina

Nëqoftëse hipertensioni është paraqitur vetëm gjatë shtatzënisë, atëherë shtatzënia duhet të ndiqet me kujdes. Për problemet e tjera që përshkruan, nuk kanë lidhje as me infeksionin e as me hipertensionin.

Problemet e fëmijës tënd, janë anomali kongenitale/të lindura. Për lindjen e dytë, duhet të veprosh siç të ka rekomanduar mjekja e cila ndjek ecurinë e shtatzënisë.

Për paqartësitë që ke me problemet e tjera të tua shëndetsore, duhet të drejtohesh tek mjeku patolog i qëndrës së banimit. Ai do të kryejë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe do të drejtoj tek specialistët me të cilët duhet të këshillohesh.

Gjatë gjithë shtatzënisë, mundohu të mos mbash pesha të rënda dhe të mos bësh ecje të gjatë e të lodhshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti