javë pas jave
Përshëndetje Linda,
Më vjen shumë keq për këtë çfarë të ka ndodhur. Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të fëmrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës gjithashtu edhe TORCH-in për të përjashtuar faktorët infeksiozë, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.
Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Të uroj gjithë të mirat.


Gjate vitit kam patur 2 aborte,i pari ishte ne korrik 2013 dhe bera abort 7 javeshe ,pata ndrprerje te shtatzanise,e dyta me ndodhi 5 dite me pare dhe isha 19 +3 javeshe,shkaku ishte plasja e ujrave .doktori nuk me shpjegoi asnje arsye se perse ndodhi,ju lutem mundeni te me jepni nje shpjegim se jam shum e shqetesuar..ju faleminderit