Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje vaginale

Pershendetje doktoresh! Tani behen 2 muja e 3 jave qe e kam lindur beben time, dhe kam pas qepje vaginale. Mirepo me heret kisha djegie dhe dhimbje, e vizitova gjinekologun me tha qe kam pezmatim dhe skuqje , me shenoi nje krem dhe disa tableta. Pasi i ksm perdorur djegia me eshte ndalur, mirepo here pas here ende kam dhimbje ne vete, nje dhimbje jo e madhe por ne vete ngapak. A eshte normale kjo? Ju falemnderit!

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Nëse ka qënë i pranishëm një infeksion dhe ke marrë trajtim, duhet të bësh vizitë për rikontroll. Referoja mjekut trajtimin dhe gjendjen që ankon. Ai do të japë trajtim të mëtejshëm, sepse gjendja që shkruan nuk është normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti