Streptococcus agalactiae
Diona Rama
(12 vite më parë)
Përshëndetje Diona
Infeksionet gjinekologjike, janë shkak për një ecuri jo të mbarë të shtatzënisë. Pasojat e tyre mund të jenë rreziku për lindje para kohe, plasje para kohe të membranave etj. Për këtë arsye trajtimimi është i rëndësishëm dhe duhet të jetë korekt. Ndiq këshillat dhe trajtimin që të ka rekomanduar mjeku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoresh.. Jam ne javen e 28 te shtatzanis,ne muajt e pare te shtatzanise gjithmon ne strishon vaginale me dilte streptococcus agalactiae kam pire amoxsicillin dhe here e fundit ka pasur efekt me ka dal negativ..tani perserita serish strishot dhe urinokulturen dhe nga urinokultura,nga strishoja vaginale dhe nga strishoja e cerviksit me doli e njejta bakterje S.A. tani serish do te pije 10 dit antibiotik,vetem doja te me jepni nje sqarim rrezikoj frytin tani qe jam ne javen e 28nga kjo bakterje..ju lutem me jepni nje qarim se jam shum ne tension!!! Faleminderit shume doktoresh ,po pres pergjigjen tuaj!