Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koka poshte

Pershendetje Doktoresh,kur isha per vizit te doktoresha ime ne javen e 22 me tha qe beba eshte kthyer ne pozicion,duke qen se jetoj jashte e kam shum pak kohe ketu e jam shume ne merak, ne javen e 28+5 pata kontakcone e u shtova ne spital ne Pisa per 4 dite, me ben 2 kortizone edhe serume e qe nga ajo dite jam regjim shtrati e perdor ne mengjes e ne dark progresteron edhe pas dreke magnez,edhe vitaminat qe nuk i kam len se keshtu me keshilluan, tani jam 31+1 e ju lutem me thoni sa mundesi kam qe te arrij ne javen e 36? Dhe a ka efekte anesore per beben qe eshte kthyer aq shpejt ne pozicion? Jam shum ne merak, shum faleminderit.

Jurida Juri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jurida

Trajtimi që merr, tregon praninë e rrezikut për lindje para kohe. Nëse trajtimi ashtu si e ka rekomanduar mjeku i shoqëruar edhe me rregjimin e shtratit, shtatzënia do ketë ecuri të mbarë. Pozicioni cefalik (me kokë) i bebes në javën e 31-të është mëse normal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti