Insulina ne muajin e 8
Lungo Mare
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Diabeti gestacional apo i shtatzënisë, nëse nuk trajtohet me rigorozitet jep pasoja të rënda për shtatzëninë. Insulinat që përdor nuk e dëmtojnë bebin, por përkundrazi, japin mundësinë që ai të zhvillohet sa më mirë. Të rekomandoj zbatim rigoroz të insulinave por edhe dietën sipas këshillës së mjekes endokrinologe.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh, uroj te jeni mire ! Do deshiroja shume nje pergjigje nga ju, mqs ktu ku jetoj kam te bej me doktor te huaj dhe vizitat e mia jane shtetrore me pak fjale te mbajne nen kontroll por nuk te japin shume shpjegim. Dola me diabet qene javen e 27 te shtatzanise, tani jam 33 javeshe , provova me diet te ulja nivelin e sheqerit por nuk arrita dot( ndoshta dhe per fajin tim pasi nuk mundesha dot te respektoja dieten ne te kunderten ndihem nervoze dhimbje koke dhimbje stomaku marje mendsh) .Doktoresha ktu me la ne prove gati nje muaj me diet , tani me rekomandoi insulinen cdo dite e cdo vakt plus dhe para gjumit, gjileprat jane ne bark, kam shume merak mos demtoj femijen, si mendoni ju ? Rastet tuaja precedente si kane rezultuar dmth nga grat me insulin ja kan dal me sukes? Mua me duket sikur sja dal dot sikur po i bej keq bebes qe mbaj diet apo qe bej gjilpera :(( Diabetologia ketu me kontrollon te dhenat e sheqerit cdo 15 dite me listen qe i jap une e thot qe i ke sh te larta, ne mengjes esell me e larta me ka dal 108 te tjerat nga 90 .Ju pershendes shume .