Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitamina ne shtatzani

Pershendetjr doktoreshe Jam ne javen e 7+4 sipas vizites tek gjinekologu. Pervec acidit folik a duhet te marr vitamina te tjera gjate shtatzanise. Dua te theksoj se nuk kam probleme me shendetin. Por vetem se kam degjuar per me perdor fluor per dhembet. Ju lutem me thoni. Faleminderit

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajna

Të uroj mbarësi për shtatzëninë e nisur. Në tremujorin e parë të shtatzënisë rekomandohet përdorimi i acidit folik dhe i multivitaminave qoftë edhe të pasura me fluor. Në javën e 16-të të shtatzënisë, të rekomandoj përdrimin e suplementit me hekur deri në fund të lehonisë dhe pas javës së 28-të rekomandohet edhe marja e suplementit me kacium dhe fluor.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti