Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave

Pershendetje DR. une bera analizat ne diten e dyte te ciklit mujor dhe rezultatet jon keto : LH 4.95, Fsh 6.28, Estadioli 29.7, Prolaktina 10.7, testosteroni 0.58, androstenedioni 2.64....... ne qoftese dita e dyte e ciklit llogaritet si faza fol. mendoj se ishin mire, me thuaj a ka nevoj te shkoj te nje gjinekolog apo nuk ka nevoj per shqetesim, ... ndersa kesh te nje urolog ku burrit i ka jap orthamoll fertil plus 3x1, diagnoza asthemozospuma, per shkak se levizshmeria ishte me e uluet se qe duhet... me thuaj doktoresh a bene une te pauzoj me qense mu me pate then gjinekologu im se ti ke ne rregull ovulimin dhe cikli mujor e kam cdo 26-28 dite, te mirret njeher vetem burri me sherimin e tij.

Alea Morina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alea

Nga rezultatet e analizave hormonale, mund të vlerësohet se nuk ka probleme me nivelin hormonal. Kjo nuk do të thtë që të mos bësh vlerësimin për maturimin e folikulit me ekzaminim ekografik në ditën e 14-të të ciklit menstrual. Ndërkohë edhe bashkëshorti duhet të vazhdojë trajtimin deri sa parametrat e spermogramës të arrijnë në kufijtë e normës.

Të uroj fat.

/komuniteti