Cfare efekti ka perdorimi i ovulave?
Denisa Kele
(12 vite më parë)
Përshëndetje Denisa
Infeksioni vaginal i shkaktuar nga gardnarela vaginalis, mund të jëtë shkak për prishjene e ecurisë së shtatzënisë. Për këtë arsye të rekomandoj të ndjekësh me rigorozitet trajtimin që të ka rekomanduar mjekja. Ky lloj trajtimi nuk ka efekte anësore mbi fetusin. Për të vlerësuar nëse ke rrjedhje ujrash të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar sasinë e likidit amniotik. Deri sa të vlerësohet situate, ndërpriti raportet seksuale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Perzshendetje doktoresh, pergjigjet tuaja jane shume profesionale. un kam nje shqetesim, jam duke perdorur ovule(ginestra) pasi pas berjes se kultures vaginalle doli qe kisha bakterin gardnerella , jam ne javen e 30 te shtatzanise. doja tiu pyesja nese ehte normale qe gjate dites te kem si rrjedhje ujrash, eshte ky efekt i perdorimit te ilacit? nga mund te dalloj qe nuk jane ujrat amniotike? Dhe kryerja e mardhenieve gjate kesaj kohe perben problem per lindje te parakohshme??