Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullime menstruale

Pershendetje Doktoreshe, Te lutem ,jam shume e shqetesuar kam bere ciretazh per arsye se kisha gjakderdhje me teper se 3 jave,pas analizave me doli rezultati me dg Hyperplasio Simplex et complex endometrii. doktori me dha te perdore Depo -provera amp nga nje ne qdo kater jave,tri here . Jam shume e shqetesuar ,sa i perket planifikimeve per shtatezani per arsye se une akoma nuk kam femije. Jam 31 vjeq. Te lutem a mund te kem pergjigje sa me shpejt sepse jam shume e shqetesuar sa i perket gjendjes sime edhe terapise qe po e marr. Faleminderit shume per kohen

Vesa D (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëdetje Vesa

Terapia që ka përshkruar mjeku, është ajo e duhura për rastin tënd. Kjo terapi tenton që të rregullojë ciklin menstrual. Pasi të jetë rregulluar cikli, të rekomandoj të bësh një këshillim parakoncepsional dhe më pas mund të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti