Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestani

Pershendetje, Doktoresh, jave ne jave e 10 te shtatzanise dhe mjeku me jep te perdore utrogestan 200mg 2*1, mirpo po kom problem se kur po e perdore ne rrugen vaginale sado qe po rri shtrite prap se prap po me del jasht, mjeku me kshilloj qe me perdore ne rrugen orale, a preferohet kjo gjate shtatzanise edhe a guxoj me pas marredhenie gjate terapise, gjakederdhje nuk kom pas asnje her Ju faleminderit per kohen qe ndani me ne

Era Era (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Trajtimi me utrogestan bëhet me dy rrugë. Më e preferueshmja është rruga vaginale pasi medikamenti përthithet më lehtë. Nëse nuk ndodh, atëherë mënyra tjetër e marrjes është rruga orale. Kjo lloj mënyre nuk ka efekte anësore për shtatzëninë. Nëse nuk paraqet rrezik për abort dhe ecuria e shtatzënisë është normale, atëherë edhe raportet seksuale nuk janë të ndaluara.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti