Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Pershendetje Dr.Keta jam duke provuar per shtatzani pothuajse 3 vite behen tani, mjeket na thone qe jemi mire te dy,muajin e kaluar diten e fundit per cikel e kisha me 21 dhe qe nga data 16 kam pas sekrecione te kafta jo shume ngapak me zgjaten deri me dt.22 kur me erdhi cikli,nuk me ka ndodhur keshtu asnjeher te me zgjasin kaq shum sekrecionet ndersa cikli 5ditor ishte, dhe tani ne kete muaj sot eshte data 14 dhe kan fillu sekrecionet perseri qfar po ndodh,,cdohere kam pas ciklin 27-28 ditor..Cdo te mire

Donaa Diella (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Me sa shkruan, mund të ngrejë shumë hipoteza se çfarë po të ndodh. Por ekzaminimi gjinekologjik për të vlerësuar qafën e mitrës dhe ekzaminimi ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin, janë të nevojshëm në dhënien e mendimit mjeksor. Nëse rezultatet e do të tregojnë normalitet, atëherë mund të mendohet shkaku se shkaku i këtij çrregullimi është me natyrë hormonale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti