Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka ndikuar keq te fetusi?

Pershendetje e nderuar! Une jam ne javen e 34-te te shtatzenise dhe prej nje jave marr multivitamina + hekur. Gjate gjithe shtatzenise nuk kam marre asnje vitamine, as acid folik dhe asgje tjeter per arsye mos-informimi. Se fundmi kam lexuar rendesine e vecante te marrjes se ketyre suplementeve gjate gjithe shtatzenise. Ajo qe une doja te dija eshte, ne cfare menyre mund ta kete demtuar bebin tim "neglizhenca" ime? Cfare pasojash do te kete? Jam teper e shqetesuar, kerkoj nje pergjigje urgjente. Faleminderit.

Ina Amel (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndtje Ina

Nuk është e thënë në mënyrë të prerë se mos marrja e suplementeve me vitamina apo edhe e acidit folit, të shoqërohet me pa tjetër me dëmtime në zhvillim e bebit. Mirë do ishte dhe është shumë e rekomanduar që marrja e acidit folik duhet të bëhet nga fillimi i shtatzënisë e deri në fund të javës së 12-të të saj, pasi është vërejtur se kështu mbrohet shumë mirë tubi neural i bebit. Gjithashtu edhe marrja e suplementeve është e rekomanduar pasi organizmi i nënës dhe ai i fëmijës i cili ushqehet nga nëna, kanë nevojë për vitamina dhe minerale të cila edhe mund të merren gjatë rregjimit ushqimor.

Megjithatë nëse ecuria e bebit është e mirë dhe nuk ke paraqitur problem shendetsore gjatë shtatzënisë, nuk ke arsye përse të shqetësohesh. në këtë periudhë mund të marrësh multivitaminë si dhe hekur, për të përmirësuar pozitivisht zhvillimin e bebit. Këto mund ti marrësh deri në fund të lehonisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti