Stafilokoku
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Mira
Prania e stafilokokut si koloni e shtuar në kulturën e sekrecioneve vaginale, mund të bëhet shkak për prishjen e cilësisë së mukusit cervical duke sjellë problem në kalueshmërinë e spermatozoidëve. Bën mirë të marrësh trajtimin e rekomanduar, por paralelisht duhet që me vizitë gjinekologjike, ekzaminime ekografike dhe analiza të tjera të vlerësohet shëndeti riprodhues si i yti ashtu dhe i bashkëshortit.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe KAme bere kulturen e sekrecioneve vaginale per uroplazmen mykoplazmen dhe per myk dhe me kane dale negative. Por me ka dale mikrobi stafilokoku te cilin mjeku me dha mjekim 80 ovula 2*1 ne dite per 40 dite resht. A eshte i rezikshem ky mikrob .Dhe a mund te ndikoj ky ne mos mbetjen shtatezane pasi une dua te filloj nje shatezani pasi kam pasur dy aborte te njepasnjesh,e Faleminderit shume qe na dnihmoni aq shume