Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Strisho dhe pap test
Pershendetje doktoreshe,
me duhet te bej nje strisho vaginale dhe nje pap test,cila eshte koha e duhur per ti bere keto analiza?
Cdo te mire.
Etra Xhemajli (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Koha e duhur për të bërë strisho vaginale dhe Pap-test, është dita e 10-12 e cikli menstrual. Kjo kohë është e përafër me përfundimin gjakrrjedhjes menstruale dhe përpara ditëve të ovulacionit. Duhet të kesh parasysh që katër ditë përpara marrjes së analizave të mos kryhesh kontakt seksual, të mos marrësh trajtime lokale si ovula apo kremra vaginale dhe të mos bësh shplarje të brëndshme të vaginës me solucione të ndryshme qoftë edhe ato disifektuese.

Gjithë të mirat.

/komuniteti