Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prolaps ne valvulen mitrale shkalla 1

Jam 17+2 jav shtatzane me dijagnostifikuan prolaps ne valvulen mitrale shkalla 1 sa esht e rrezikshme prolapsi i valvules mitrale shkalla 1 ne gjendjen time 17+2 jave shtatzene, kete problem nuk e kam pas ndonjeher dmth me eshte paraqitur tash se kam ber kontrolla dhe me par nuk kam pas dicka. a esht e rrezikshme dhe a ben problem per mua,bebin dhe per lindje? ju lutem pergjigje me shpeht, ju flm

M T (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Të gjitha shtatzënat me “veset” e zemrës, kalojnë shtatzëni me ecuri të mbarë kur ndiqen nga mjeku kardiolog dhe dhe gjinekolog dhe kur zbatojnë këshillat e tyre. Këtë problem bëja të ditur edhe mjekut gjinekolog që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Mënyra e lindjes me rrugë vaginale është mënyra më e preferuar edhe në rastet si i yti. Në momentin e lindjes krahas mjekut obstetër-gjinekolog, duhet të jetë i pranishëm edhe mjeku kardiolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti