Dhimbje te lehta
Vina M
(12 vite më parë)
Përshëndetje Vina
Të uroj për shtatzëninë e filluar. Ekzaminimin ekografik për të vlerësuar vendndodhjen e saj si dhe ecurinë, bëjë në fund të javës 6-të. Dhimbjet e lehta në fund të barkut të pashoqëruara me sekrecione hemoragjike, konsiderohen nomale në fillim të shtatzënisë. Menjëherë fillo marjen e acidit folik dhe të multivitaminave për të patur ecuri sa më normale të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe!Ciklin e fundit e kam pasur ne 13 prill ,ciklin e kam 28 ditor. Kam pasur te gjitha shenjat e mestruacioneve por asnje gjakrjedhje te vogel.kam bere dy teste te cilet dolen pozitiv,akoma skam bere nje beta hCG.sipas llogarive te mija akoma skam mbyllur javen e peste per te bere nje eko.Por ajo qe me shqeteson eshte se kam nje si pickim si mpirje te lehte ne anen e majte te fundit te barkut dhe sot ne mengjes pata nje shtrengim dhe mpirje te kembes se majte.A duhet te shqetesohem apo te pres takimin me mjekun gjinekolog javen qe vjen,sepse atehere me ka lene takim.