Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Percaktimi sakte i madhesise se shtatzanise

Pershendetje doktoresha. jam nje shtatzane qe deri me tani kam bere 2 eko per kontroll. mirepo ne te dyja ekot qe kam bere dotori qe me ka kontrolluar me ka pyetur per daten e menstruacioneve te fundit. une kete date nuk e mbaj mend fare dhe keshtu ai e ka maree me hamendje daten e konceptimit te shtatzanise njehere me 25 janar 2014 dhe njehere 31 janar 2014 . por nga ky hamendesim une nuk e di sakte a jam ne javen e 14 apo javen e 15 te shtatzanis. a ka ndonje menyre , ose ku mund te bej nje eko qe te ma nxjerre sakte moshen e shtatzanise? pa patur vend fare per hamendesime?

Stejsi Shehu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Stejsi

Ekzaminimet ekografike e përcaktojnë me afërsi moshën e shtatzënisë. Gabimi i moshës së shtatzënisë me ekzaminim ekografik, nuk ka peshë në ndjekje dhe ecurinë e saj. Nëse ke bërë ndonjë ekzaminim ekografik të hershëm (psh, në moshë 5-6 javëshe), tregoja mjekut për të bërë krahasimin e moshës së shtatzënisë. Vazhdimi i ndjekjes së shtatzënisë me ekografi do të bëj që gabimi të bëhet deri në i pa vlerë sa më shumë të rritet mosha e saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti