Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit dhe konceptimit

Pershendetje doktoreshe!. Para 6 vjetesh kam bere nje abort me deshire me te njejtin partner. Tani ne kemi vendosur te krijojme nje familje si fillim kam bere analizat e nevojshme dhe cdo gje eshte ne rregull. Kam nje cikel te rregullt dhe para nje muaji kam bere proven e pare por pa rezultat dhe periodat mu vonuan 1 jave nga data qe i prisja gje qe kjo ska ndodhur me pare ,a eshte ndonje shenje e mire kjo vonesa e ciklit qe me ndodhi muajin e pare? dhe pas 9 ditesh vonese erdhen mestruicionet? Ju falenderoj

Luarba Cela (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luarba

Mundet të ndodhë një çrregullim të ciklit menstrual edhe kur tenton për shtatzëni. Meqënëse ciklin menstrual e ke të rregullt, të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit në ditën e 14-16. Mirë do jetë që bashkëshorti të bëj spermogramën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti