A është normale dhimbja e barkut në fillim të shtatzënisë?
Linaaa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lina
Shqetësimet që tregon, janë normale në fillimet e shtatzënisë. Utrogestanin mjekja e ka rekmanduar për të patur ecuri normale të shtatzënisë. Ndërsa multivitaminat gravid, janë të nevojshme për organizmin tënd dhe shëndetin e fëmijës që po rritet tek ty.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne fillim te shtatzenise, isha ne kontrollen e pare para 3 dite, me tha qe jam shtatzene ne javen e 5, po mua me brengos se here pas here me dhemb fundi i barkut por dhimbjet nuk zgjasin shume ashtu si ngerqe, desha te dije a eshte kjo normale ne fillim apo eshte dicka e rrezikshme per beben apo mua? Edhe a mund te me spjegosh per qka eshte Utrogestan 100mg, dhe Gravid... se keto hapa po i perdore me udhezim te gjinekologut, por spo e kuptoj per cka jane! Me gjithe respektin, Lina.