Rreth acidit folik
Eri Shehu
(12 vite më parë)
Përshëndetje Eri
Vlera e ulët e hemoglobinës tregon që ke të pranishme një anemi të lehtë. Në këto raste rekomandohet që të marrësh suplemente me hekur ose të rregullosh rregjimin ushqimor me ushqime të pasura me hekur. Nëse ke kaluar javën e 12-të të shtatzënisë, ndërprite marrjen e acidit folik, ndërsa vitaminën C edhe mund ta vazhdosh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Para shtatezanis kam pire 2 muaj acid folik, edhe ne muajin e dyte kam pire acid folik, bera analize gjaku dhe me doli hemoglobina 10.2 dhe doc me tha qe duhet te marr edhe nje muaj tre here ne dite acid folic dhe vitamine c. I mora dhe qe diten e pare me krijuan marrje mendesh dhe diten e dyte nuk e piva me se me perzihej, gjithashtu nxorra edhe ushqimin, gje e cila nuk me kishte ndodhur gjate tre muajve. E pyeta doc dhe me tha qe nderpriti njehere nese nuk ke me te vjella e ke nga keto ilacet. Nuk di si te veproj se tani qe i kam nderprere nuk kam me marrje mendsh dhe te vjella, por kam merak se mos bebi i ka te nevojshme? Ju falenderoj paraprakisht