Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzene?

Pershendetje doktoresh,une jam nje vajze 19 vjecare e martuar , kam nje vit qe dua te bej femi po ja qe nuk mbes shtatzene . madje kyt muaj jam bere shume ne merak me daten 10 kam pasur shume pak gjakderdhje dhe kjo ka zgjatur tre kater dite por une si date e kam pasur me 16 ju lutem me ktheni pergjigje .a kan qene periodat sepse me daten 16 nuk erdhen ,apo une munde te keme mbetur shtatezene?

Klodjana Klodiana (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klodiana

Kur nuk vijnë periodat në ditët e pritshme, mendimi i parë është se shtatzënia ka filluar. Për ta vërtetuar apo përjashtuar praninë e shtazënisë, bëj beta hCG. Nëse shtatzënia mungon, duhet të vlerësohet shkaku i vonesës menstruale. Sipas situatës, mjeku obstetër-gjinekolog do të rekomandoj ndjekjen e shtatzënisë ose trajtimin e çrregullimit menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti