Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet

Pershndetje Dr. Mimoza, falemnderit per keshillat qe po na i beni. Kam nje problem, mu kane vonuar mujoret 5 dite, kam bere testin por doli negativ, kam qene te gjinekoloku me ka kontrollu me tha qe nuk jam shtatzene (testin permes urines jo me gjak) me tha qe duhet te pres nese nuk me vijne mens. ta bej edhe nje test por nese nuk me vijne mbrenda 10 dite duhet te marre terapi per me me ardhe mens. Sot me kane ardhe mens. me ngjyre te zeze. Nuk e di cka te bej? Faleminderit shume, Rrezja.

Rrezja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rrezja

Meqënëse të kanë ardhur menstruacionet, drejtohu tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Nëse vlerësimet janë të mira, duhen bërë disa ekzaminime për të përcaktuar nivelin e hormoneve në gjak, të cilat do të ndihmojnë për të gjetur shkakun e çrregullimit të ndodhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti