Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Deshtim ne shtatzenine e pare

Pershendetje Dr. Keta Unë tentoj per nje shtatzani per 6 muaj, mirpo per shkak nivelit te larte te prolaktines 66.49 kam perdorur dostinex, edhe me ra deri me 1,15. Edhe ne muajin prill kam filluar me klomifen nga 1x per 5 dite, dhe acid folik cdo dit nga 0.4 mg. Dita e par e menstruacionit te kaluar ka qen më 3 prill, me 13 maj bera b-hcg me doli 188, pastaj pas 3 dit me doli vlera 219, dhe te nesermen kisha sekrecione her ngjyr roze e her ngjyr kafe, kurse dje kisha dhimbje ne fund te barkut dhe shoqeroheshin me sekrecione gati si gjak bera echo me tha gjinekologia vendi eshte formuar por nuk shoh gje, më dha tabl.Dabroston edhe nje injekcion Progestan. Sot perseri bera B-hcg dhe me doli me posht se vlerat ne ditet e para 144. Gjinekologia me tha ka dështu kjo shtazani, dhe me tha te pres tmë vin menstruacionet. Cka me keshilloni ju per ket qe e kam spjeguar un, sepse eshte shtatzania e par. Jam mirenjohese dhe lexoj kete website nonstop ju persh nga Gostivari..

Nesaaa** Nesaaa** (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erda

Mundet që shtatzënia të ketë shkuar keq. Por nuk duhet të mërzitesh, pasi shumë femrave u ndodh që në shtatzëninë e parë të bëjnë abort spontan. Pas 10-të ditësh bëj një ekzaminim tjetër ekografik për të rivlerësuar situatën.

Nëse shtatzënia ka përfunduar, mirë do të jetë që të gjendet një arsye se përse ka ndodhur. Tentativën për shtatzëninë e rradhës ta fillosh pas dy muajsh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti