Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza

Desh te pyes kam ba analizen TSH e me ka dal 4.92 me ka dhan gjinikulogu barna letrox me perdor deri sa te jes shtatzan edhe masi te jes me i vazhdu a jon te domshm edhe a ka mundes qe 4 vjet mos me met shtatzan shkoku i ksaj semundje qe nuk e kam zbulu ma heret. a muj me pas femi a me baon probleme te lutem pergjigju

Rejhane Arifi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rejhane

Vlera që ke shkruar për TSH është mbi normë. Prandaj duhet të trajtohesh deri sa të stabilizohet gjendja. Kur gjendja të jetë stabilizuar mund të tentosh për shtatzëni. Trajtimin gjatë shtatzënisë duhet ta bësh sipas këshillave të mjekut endokrinolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti