Hematoma
Minushe Gashi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Nuk është normale që të kesh hemorragji me koagula, pasi nuk është normale që të kesh hematomë.
Më vjen mirë që bebi është mirë dhe të rrahurat e zemrës i ka mirë. Trajtimi është adekuat dhe uroj që gjithshka të shkojë sa më mirë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Se pari ju falenderoj per pergjigjjen. Po deshta te ju beje edhe nje pyetje mbreme ne 2 te nates kam pas gjakderdhje te madhe copa te gjakut edhe dhimbje ne shpine e bark, shkova te mjeku per kontroll tha se hematoma eshte ende, po eshte duke dale beba tha eshte mire edhe te rrahuar e zemres i ka mire, ma dha nje ineksion (Progesteron 250) dhe me tha qe veq te pushoj dhe utogestanin ta marr 3 here ne dite dhe gravidin 1 here. Ju lutem doktoreshe te me tregoni a eshte normale te kem aq shume gjakderdhe dhe a jam duke e marr terapine e duhur? Ju falenderoj shume.