Menstruacionet me dhembje!
Desa Desa
(12 vite më parë)
Përshëndetje Seda
Ardhja e menstruacioneve me dhimbje ndodh për disa arsye dhe një nga shkaqet është edhe prania e infeksioneve në traktin gjenital. Të rekomandoj të bësh ekzaminim gjinekologjik për të vlerësuar praninë e ndonjë infeksioni dhe nëse ai nuk është i pranishëm, mjeku do bëjë edhe disa ekzaminime të tjera, për të gjetur një shkak tjetër të mundshëm si ndryshimet hormonale etj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr, kam nje vit e gjysme qe kam lindur femijen e pare, para se te lindja menstruacionet i kam pas me dhembje gjithmone, dhe kjo gje vazhdon edhe pas lindjes. a eshte dicka qe duhet te shqetesohem, dija se mbas lindjes nuk vijne me me dhembje menstruacionet. faleminderit paraprakishte.