Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e eshtrave gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 29-te te shtatzenise, dhe deri tani ka qene cdo gje ne rregull. Mirepo qe disa dite kam filluar te kem dhimbje te eshtrave ne pjesen nen vagine dhe kuka. Kam bere te gjitha analizat te cilat kane rezultuar mire, dhe per 10 dite kam perdorur KALCIUM VITA C 2 ne dite. Edhe pasi i kam perfundu une vazhdoj te kem dhimbjen e njejte. Cfare me propozoni qe te bej pasi dhimbjet vetem vazhdojne te rriten? Faleminderit.

Shkurta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurta

Për ankesat që ke të rekomandoj të bësh një kontroll mjeksor, për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës ekografikisht, për të përjashtuar mundësinë e lindjes para kohe. Multivitaminat, kalciumin, hekurin dhe magneziumin duhet ti marrësh rregullisht, pasi organizmi yt dhe fëmija ka nevojë për to.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti