Kalimi i rrezikut pas amniocentezes
Mami Bitë
(12 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Nëse teknikisht procedura ka kaluar pa problem dhe ti vetë ndihesh mirë, nuk ke rrjedhje të shtuara vaginale tregon se nuk ka arsye që të shqetësohesh. Mirë do jëtë që dy javët e para duhet të jesh nën mbikqyrjen ambulatore të mjekut gjinekolog. Pas kësaj periudhe çdo gjë shkon drejt normalitetit.
Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë.
Pershendetje Dr. Sot kam bere amnio analizen, jam ne javen e 16+5, deri me tani nuk ka pas ndonje komplikim gjitheqka eshte normale, Pytja eshte se a ka ndonje limit kohore apo kur konsiderohet si "kalim i rrezikut" per abort si shkak i procedueres? Pra pas sa dite, jave apo muaje une mund te ndihem e sigurt qe rreziku i procedures ka kaluar?? Faleminderit Merita