Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Embrioni i pazhvilluar

pershendetje! Jama nje nene 31 vjece. kam nje djale 1 vit. ne mars ngela shtatzane. Ne daten 5 Maj kur isha 8 javeshe me filloi hemoragjia. Menjehere u drejtova te gjinekologu, i cili konstattoi nje problem te cillin e quajti Mised, pra sipas shpjegimeve te tij brenda placentes kishte vetem ujra dhe asnje shenje embrioni, pra ai nuk ishte zhvilluar fare. Ju lutem mund te me shpjegoni pse ndodhi kjo. dhe pyetja e dyte cfare duhet te kem parasysh kur te vendos qe te kem nje shtatzani tjeter. Kam frike se mos me perseritet e njejta gje. A ka masa paraprake per mos tu perseritur serisht. Faleminderit. Ju lutem mu pergjigj se jam shume ne merak

Anja Luka (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anja

Ndërprerja e zhvillimit të shtatzënisë mund të vijë nga shkaqe të ndryshme. Të tilla janë difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksionet, sëmundjet e ndryshme të nënës dhe shkaqe të panjohura. Për këtë arsye duhet të drejtohesh te mjeku gjinekolog i cili do të bëjë disa analiza dhe ekzaminime për të gjetur dhe trajtuar ndonjë shkak të mundëshm që ka shkaktuar abortin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti