Per nje shtatzani te re
Romela Bare
(12 vite më parë)
Përshëndetje Romela
Prania e alergjive apo edhe e çdo lloj infeksioni ndikon në uljen e imunitetit të organizmit. Duhet me pak durim ta bindësh bashkëshortin tënd, të këshillohet me një mjek androlog sepse 50% e rasteve te infertilitetit të çiftit vijnë nga problemet e shëndetit riprodhues mashkullor. Ndërkohë edhe ti duhet të bësh disa analiza për të gjetur e trajtuar ndonjë shkak të mundshëm të abortit të ndodhur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh. Uroj qe te jeni mire. Faleminderit qe me jeni pergjigjur gjithmone pyetjeve te mia. Une jam 36 vjece. Burri im eshte 38. Ne muajin mars pata nje abort spontan qe me ka trishtuar shume. Dua te provoj edhe nje here.Edhe pse kam shume frike mos me ndodh perseri e njejta gje. Problemi im eshte se burri im nuk do te vizitohet per te pare mos e ka ai problemin tek spermatozoitet. Ai vuan nga disa alergji ka dhe shume sinozit. A mund te ndikojne keto ne spermen e tij dhe te shkaktojne perseri nje abort? Ju pershendes romela