Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth perdorimit te bromergonit

Pershendetje dok desha te pyes une jam duke tentuar per shtatezeni por kur bera kontroll me doli se kisha qumsht ne gji dhe mjeku me tha qe me ket nuk mund te mbetem shatezene dhe me dha te perdor bromergonune jam duke e perdorur tash muaji i dyte a eshte i demshem ky bari dhe a ndikon per te mbetur shetaezene edhe nje pyetje tjetetr kete muaj kam perdorur edhe tableta enfeksia dhe tash kam kruarje dhe djeksim a eshte emundur nga bareat dhe deri kur mund ti perdori kete bromergonin flm me fal qe e zgjata por jam ne merak

Be Lina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Prania e qumështit në gji kur gruaja nuk është në periudhën e gjidhënies, tregon praninë e një çrregullimi të nivelit të prolaktinës. Trajtimi me Bromergon duhet të vazhdojë deri në stabilizim. Kur niveli i prolaktinës të normalizuar, mundësia për shtatzëni është e madhe. Tabletat Enfexia, kanë si efekt anësor fillimin e një kandidoze e cila shoqërohet me kruarje dhe djegie. Prandaj të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkaktarin dhe trajtimin më efikas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti