Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kondilomave
Pershendetje doktoreshe,
Desha te pyes rreth kondilomave (lytha gjenital) ka patur ne fillim burri im mirepo tejet te vegjel qe veshtire dukeshin sikur pika te bardha te vogla, kur une mbeta shtatzane mu shfaqen edhe mua pastaj pata abort spontan ne javen e 8 edhe pas nje kohe shume te shkurter ato lytha mu larguan dhe skam patur ndonje shqetesim tjeter. Burrit i jane shumuar dhe rritur nderkohe. Pse mu hoqen mua? Apo nuk e kam infeksionin? Dhe permes analizes a mund ta vertetoj qe burri i ka patur ne fillim? Me falni qe u zgjata. Ju falemnderit shume per cdohere qe gjeni kohe per ne..
(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Kondilomat janë shenjë e infeksionit të human papiloma virus, infeksion që transmetohet me rrugë seksuale. Se kush nga partnerët e ka marrë i pari, nuk mund të vërtetohet. Kur ky infeksion është i pranishëm duhet që të dy partnerët të trajtohen deri në largim të shenjave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti