Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku shume i fort kur eci

Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 31 te shtatezanise, dhe me shqeteson fakti se zakonisht kur eci , shumicen e kohes darkave barku me behet shume i forte dhe ndryshon vete kur shtrihem. Cfar do te thote kjo? Eshte dicka shqetesuese ne kete faze te shtatezanise? Te falenderoj

Denisa Kele (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Barku i fortë do të thotë kontraksion uterin, pra mundësia për rrezik lindje para kohe është e pranishme. Bëj një ekografi me sondë intravaginale për të vlerësuar gjendjen. Mjeku që ndjek shtatzëninë do të japë rekomandimet e nevojshme. Ndër kohë qëndro shtrirë sa shumë të jetë e mundur, evito qëndrimet e gjata në këmbë dhe ecjet e gjata. Mos bëj punë të rënda.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti